MENU
klinika

“Është Ukraina që flet shqip”

Majko: Ushtria ruse do të shkatërrojë një pjesë të historisë së shqiptarëve

02.03.2022 - 16:26

Ish-kryeministri i socialistëve, Pandeli Majko ka deklaruar se ushtria e Vladimir Putinit po behet gati për të sulmuar qytetin e Odesës në Ukrainë.

Sipas tij nga ky sulm i pritshëm i forcave ruse mund të shkatërrohet një pjesë e historisë që ka të bëj edhe me shqiptarët.

Sipas Majkos, “është Ukraina që flet shqip”, ndërkohë që shton se “Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave”.

Postimi i Pandeli Majkos

Ushtria Ruse po përgatitet të sulmojë qytetin e Odesës! Kërkoni në Google…

fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet për t’u shkatërruar edhe një pjesë e historisë së shqiptarëve.

…Është Ukraina që flet shqip! Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave.