Ndodh për të dytën herë radhazi që Italia nuk merr pjesë në Botëror dhe kjo nuk kishte ngjarë asnjëherë. Kampionët e Europës në fuqi u mundën që në ndeshjen e parë play-off nga Maqedonia e Veriut dhe për italianët kjo ka qenë një dramë e vërtetë.
Kjo shihet qartësisht edhe në titujt e mediave kryesore sportive në Itali, të cilat e kanë cilësuar një fatkeqësi atë që ndodhi në Palermo. “Sky Sport: “Italia, lamtumirë Botërorit. Fiton Maqedonia 1-0”.
La Gazzetta dello Sport: “Fatkeqësi e Italisë, befasi nga Maqedonia në minutë e 92-të. Jemi përsëri jashtë Botërorit”. SportMediaset: “Italia, është përsëri makthi Botëror. Trajkovski eliminon të kaltrit në të 92-tën”.
Corriere Dello Sport: “E pabesueshme, një tjetër katastrofë, Italia është përsëri jashtë Botërorit!”. Tuttosport: “Makth italian, Mançini KO me Maqedoninë dhe jashtë Botërorit”