MENU
klinika

Delegacioni rus ndodhet në Bjellorusi në pritje të ukrainasve

Mbahet sot raundi i dytë i bisedimeve mes Kievit dhe Moskës

03.03.2022 - 11:08

Negociatat Rusi-Ukrainë që priteshin të zhvilloheshin mbrëmjen e së mërkurës, në kufirin Poloni-Bjellorusi do të mbahen ditën e sotme.

“Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën”, tha kreu i delegacionit rus Vladimir Medinsky për median “Rusia 24”, ditën e djeshme.

Ai shtoi se edhe delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi dhe është rrugës për në Bjellorusi, dhe pritet të mbërrijnë sot.

“Shërbimet speciale bjelloruse sigurojnë plotësisht sigurinë tonë në Bjellorusi dhe ushtria jonë [ruse] ka siguruar një kalim të sigurt për lëvizjen e tyre e delegacionit ukrainas në territorin e Ukrainës,” tha Medinsky i cili shtoi që bisedimet do të zhvillohen në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë si gjatë raundit të parë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN