MENU
klinika

Ukraina 12 ditë nën pushtimin rus

Mbahet sot raundi i tretë i bisedimeve mes palëve

07.03.2022 - 09:02

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të takohen sot për një rund të ri bisedimesh, me synim ndaljen e armiqësive në Ukrainë, teksa lufta ka hyrë këtë të hënë në ditën e 12-të.

Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por pa ndonjë rezultat konkret.

“Rundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia.

Negociatori rus, Leonid Slutsky, ka thënë se “rundi i tretë mund të zhvillohet në ditët në vijim” dhe se “ka gjasa të zhvillohet të hënën”.

Dy rundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi. Më shumë detaje për rundin e sotëm nuk ka ende.