Kombëtarja italiane vijon të tkurret pas mbetjes jashtë Botërorit. Sipas mediave italiane, numri i të larguarve nga grumbullimi në Coverciano ka shkuar në 9, ku dy janë larguar vetëm ditën e sotme.
Pas Marco Verratit, Lorenzo Insignes, Domenico Berardit, Gianluca Mancinit, Jorginhos dhe Luiz Felipes, grupit që kanë “braktisur” kombëtaren për ndeshjen e nesërme miqësore ndaj Turqisë në Konyaspor janë dhe Alesandro Florenzi e Nicolo Barella.
Të dy të fundit kanë marrë udhëtimin drejt Milanos, për t’iu bashkuar Milanit dhe Interit për ndeshjen e kampionatit në fundjavë. Italia vjen pas zhgënjimit ku u eliminua nga “Play-Off”-i i Botërorit të Katarit nga Maqedonia e Veriut, teksa nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës.