Dy qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid në vendin tonë. Viktimat janë një qytetar nga Korça 69- vjeç dhe një nga Elbasani 93-vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur gjithashtu se janë regjistruar 110 qytetarë të infektuar me Covid nga 1,357 testime të kryera.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, janë 1,594 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Përditësimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,357 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 110 qytetarë, në këto bashki:
36 në Tiranë, 8 në Fier, 6 në Prrenjas, 5 në Delvinë, Sarandë, 4 në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, 3 në Mirditë, Dropull, 2 në Kukës, Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan, 1 në Shkodër, Lezhë, Krujë, Rroskovec, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Konispol, Libohovë, Përmet, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal, Kuçovë, Librazhd.
Janë 1,594 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 69- vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 93-vjeç.
Janë shëruar 261 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,958 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Mars 2022)
Raste të reja ditore 110
Të shëruar në 24 orë 261
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,357
Testime totale 1,749,552
Raste pozitive 272,030
Raste të shëruara 266,958
Raste Aktive 1,594
Humbje jete 3,478
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 469
Fier 273
Elbasan 139
Lezhë 185
Kukës 108
Vlorë 103
Berat 100
Shkodër 88
Gjirokastër 58
Korçë 41
Durrës 25
Dibër 5