25.03.2022 - 10:53
Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar, pasi kishte mbjell 440 fidanë kanabis në Fushë Milot.
Si rezultat i kontrolleve, falë dhe informacioneve të qytetarëve, në vendin e quajtur Laskaj, Fushë Milot, Kurbin, ndërmjet agrumeve dhe vreshtit janë gjetur të kultivuar 440 fidanë kanabis, në pronën e Ardian Hysenit i cili edhe u vu në pranga.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.