Janë luajtur sot takimet e javës së 14-të dhe të fundit të sezonit të rregullt në volejboll për femra, duke i lënë vendin fazës play off. Skënderbeu e mbyll në krye të renditjes, pas fitores 3-0 (25-12, 25-19, 25-22) arritur sot ndaj Lushnjës, ndeshje e luajtur në Krutje.
Po 3-0 fiton edhe Tirana, që mposhti në “Fahrie Hoti” rivalet e Vllaznisë (25-18, 25-16, 25-12). Partizani kampion mundi 3-0 Barleti Volley (25-21, 25-20, 25-15), duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes. Fitore për statistikë korri sot Apolonia, që në fushën e saj mundi 3-0 (25-21, 25-21, 25-14) Flamurtarin e vendit të fundit.
Superliga-Femra, java e 14-të
Apolonia – Flamurtari, 3-0
Lushnja – Skënderbeu, 0-3
Tirana – Vllaznia, 3-0
Partizani – Barleti Volley, 3-0
Renditja: Skënderbeu 39 pikë, Tirana 33 pikë, Barleti Volley 27 pikë, Partizani 25 pikë, Vllaznia 23 pikë, Lushnja 12 pikë, Apolonia 9 pikë, Flamurtari 0 pikë.