MENU
klinika

Zgjedhjet e pjesshme lokale

Mbyllet votimi në 6 bashki të vendit, pjesëmarrja vetëm 30%

06.03.2022 - 20:32

Qytetarët në Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë kanë votuar sot për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, ku në disa zona u hasën vështirësi për shkak të dëborës.

Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, ku 30.29% e votuesve kanë ushtrua të drejtën e votës. Raportohet se pranë qendrave të votimit është paraqitur policia për të bërë të mundur edhe ruajtjen e materialeve zgjedhore, ku pas përfundimit të procesit do të shoqërohen në KZAZ perkatese , ku edhe do të bëhet numërimi.

Procesi i sotëm u zhvillua kryesisht i qetë, me disa problematika të vogla. Në të paktën 3 qendra votimi në Shkodër nuk u zhvillua ky proces për shkak të kushteve atmosferike.

Sakaq, në Vorë përgjatë ditës së sotme ka pasur një përplasje për shkak të komisionerëve të Partisë Demokratike.

Kujtojme se 654.538 shtetas shqiptarë kishin të drejtën për të zgjedhur mes kandidatëve të PS-së, PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, por në qendrat e votimit pati një numër të ulët pjesëmarrësish.