MENU
klinika

NBA

Miami mban kreun në Lindje, Lakers humbin derbin

04.03.2022 - 12:16

Miami Heat konsolidon edhe më shumë kreun e renditjes në Konferenën e Lindjes në NBA, pas fitores 113-107 në fushën e Brooklyn. Për Nets u rikthye në fushë Durant (31 pikë), por kjo s’mjaftoi për të fituar. Për ekipin nga Florida u dallua Adebayo me 30 pikë e 11 rebound.

Vijon momenti negativ për Los Angeles Lakers, që pësuan humbjen e katërt radhazi dhe tashmë zona play off duket një mirazh. Ata u mundën 132-11 nga Clippers në derbin kalifornian. James realizoi 26 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippers u dallua Reggie Jakcosn me 36 pikë.

Fiton edhe Dallas Mavericks, që mundi 122-113 Golden State, që pësoi humbjen e tretë radhazi. Mbrëmje magjike për Luka Doncic, autor i 41 pikëve e 10 rebound.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN