MENU
klinika

NBA

Miami shkëputet në Lindje, humbin Lakers e Warriors

08.03.2022 - 12:40

Miami Heat vijon të kryesojë renditjen në Konferencën e Lindjes të NBA. Skuadra nga Florida fitoi bindshëm 123-106 ndaj Houston Rockets. Ndeshje e dominuar nga Miami, ku u dallua Herro me 31 pikë. Kjo fitore e shkëput me 4 fitore para ndaj rivalëve.

Është Philadelphia që merr vendin e dytë në Lindje, teksa mundi 121-106 rivalët e Chicago Bulls. Për Philadelphia u dallua Joel Embiid me 43 pikë e 14 rebound.

Në Perëndim, tjetër zhgënjim për Los Angeles Lakers, që u mund 117-110 nga San Antonio Spurs. Mungesa e LeBron James u ndje te Lakers, ndërsa për Spurs u dallua Murray me 26 pikë e 10 rebound.

Vijon kriza edhe për Golden State, që pësoi humbjen e pestë radhazi. Warriors u mundën 131-124 nga Denver Nuggets, sfidë ku u dallua Jokic me një triple-double me 32 pikë, 15 rebound e 13 asist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN