MENU
klinika

Përballë Will Smith

Michael B. Jordan në sezonin e dytë të “I Am Legend”

06.03.2022 - 12:39

Will Smith do të luajë përballë Michael B. Jordan në sezonin e dytë të “I Am Legend”.

Smith, luajti në filmin origjinal të vitit 2007. Jon Mone, bashkë-president i “Westbrook Studios”, do të prodhojë filmin e ardhshëm, ndërsa James Lassiter do të shërbejë si producent ekzekutiv. Ryan Shimazaki do të mbikëqyrë projektin në emër të “Westbrook Studios”. Për sa i përket historisë së filmit, nuk dihen ende detajet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Will Smith (@willsmith)


Aktori i njohur Will Smith, postoi në llogarinë e tij të “Instagram”-it një foto shkëputur nga filmi i ardshëm “I Am Legend”. Të njëjtën gjë bëri edhe Michael B. Jordan.

“I Am Legend” pati sukses monumental kur u shfaq në vitin 2007. Filmi aksion post-apokaliptik, historia e të cilit zhvillohet në New York, fitoi 256 milionë dollarë në SHBA dhe 585 milionë dollarë në mbarë botën. Vetëm filmat e Smith dhe Jordan kanë grumbulluar 12.3 miliardë dollarë në mbarë botën.

Lajmi për sezonin e dytë vjen vetëm disa javë përpara se Smith të fitojë “Oscar”-in e tij të parë në 94-të vjetorin e “Oscar Aëards”. Ai është nominuar për aktorin më të mirë dhe si producent në kategorinë e filmit më të mirë për “King Richard”, i cili mori gjithsej gjashtë nominime për “Oscar”.