Në konferencën për mediat ministri i jashtëm rus Lavrov tha se Presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ka refuzuar asnjëherë një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Mendoj se Putin nuk e ka refuzuar kurrë të jetë në kontakt. Ministri i jashtëm ukrainas e shpalosi këtë ide, i kujtova se jemi në takime për vlerë të shtuar, që nga grushti jo kushtetues kërkon të bëjë takime për t’u dukur në media, duke përdorur mediat, e njëjta gjë ndodhi me marrëveshjen e Minskut.

Nga ana e Kievit asgjë nuk u zbatua dhe ata përsëritën nevojën për t’u takuar, pse duhet të takoheshim. Kjo është një mënyrë e zhvendosjes së esencës së problemeve. Ata kërkonin të krijinon dicka si grup i kontaktit apo të sillnim dhe francezët e Gjermaninë, por gjithmonë donin të zëvendësonin veprimet e tyre, me një efekt të jashtëm. Putin s’ka refuzuar asnjë takim me Zelenskyn. Shpresoj të ketë një të tillë, para kësaj duhet të bëhen disa përgatitje.’ – u shpreh Lavrov.