Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 27 raste të reja me COVID-19 dhe një humbje jete në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 804 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto bashki:
15 në Tiranë, 3 në Gramsh, 2 në Fier, Delvinë, Gjirokastër, 1 në Kukës, Lushnje, Berat.
Janë 504 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2; një qytetar 82 vjeç nga Tirana.
Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,463 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Mars 2022)
Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 804
Testime totale 1,774,441
Raste pozitive 273,459
Raste të shëruara 269,463
Raste Aktive 504
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 256
Vlorë 68
Fier 51
Gjirokastër 37
Berat 20
Elbasan 19
Shkodër 15
Kukës 12
Durrës 10
Korçë 8
Dibër 6
Lezhë 2