MENU
klinika

"Do nisim fushatë ndërgjegjësimi në shkolla"

Ministrja Evis Kushi: Së shpejti vlerësim psikologjik dhe social për çdo mësues në sistemin arsimor!

29.03.2022 - 16:13

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar sot se do të nisë vlerësimi psiko-social fillestar për çdo mësues në sistemin arsimor.

Ajo tha se do të ndërmerret një fushatë ndërgjegjësimi për ndalimin e dhunës në shkollë dhe trajtimin e çdo rasti specifik me në fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin.

Njoftimi i ministres Evis Kushi

Pas një takimi me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore, si dhe konsultimeve me ekspertë e Ministrisë së Arsimit angazhohemi që:

– së shpejti të bëhet një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor;

– të ndërmarrim një fushatë të re ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” për parandalimin dhe trajtimin e çdo rasti, me fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin;

– të respektohen me përpikmëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla ku parashikohet largim nga detyra për çdo rast dhune apo abuzimi nga punonjësit arsimor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sot në 14:00 merret vendimi, skenarët

A do të rikthehen studentët në auditore?