Në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Delinda Ibrahimaj bëri me dije se rritja ekonomike do të jetë më e ulët se 4.2%.
“Do të japim 28 miliardë lekë për të përballur rritjen e çmimeve të energjisë elektrike”, tha ajo.
Nga ana tjetër, ministrja tha se shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 16 mld lekë dhe janë ato shpenzime jo prioritare.
“Kjo krizë sapo ka filluar jemi në muajt e parë të efektit. Ne jemi duke kryer të gjitha analizat konkrete me investimet. Impakti i të ardhura i krizës ka qenë i dukshëm. Por besoj nuk ka asnjë institucion kombëtar dhe ndërkombëtar që mund të parashikojë efektet e luftës që tashmë janë kaq afër. Por ne do të vijojmë punën me qëllim përballim e asaj që po ndodh. Sa i përket prekjes së bizneseve nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe të energjisë elektrike ne kemi mbrojtur biznesin e vogël”, tha ajo, ndërsa shtoi: Sa i përket Bordit të Transparencës është krijuar me qëllim rritjen e transparencës.
Braçe: Me këtë akt normativ sa të ardhura shtesë planifikoni për këtë vit
Ministrja: 10 mln
Braçe: Sa vijnë nga rritja e çmimet nga këto?
Ministrja: 1.9 mld. E ardhura shtesë vjen nga TVSH. Ne parashikojmë që të kemi të ardhura shtesë nga rritja e çmimeve dhe parashikojmë një ngadalësim të konsumit. Nga rritja e çmimit kemi parashikuar atë që kemi pasqyruar në akt normativ.
Braçe: Sa planifikoni të ardhura shtesë deri në fund të vitit bashkë me konsumin brenda?
Ministrja: Do më duhet të shoh sa ka qenë e parashikuar në buxhetin fillestar. Çdo ministri linje është duke analizuar çdo projekt për mbikëqyrjen e çmimeve dhe në përfundim të procesit do të marrim masat e nevojshme. Ne kemi bërë shkurtime në projekte që mund të shtyhen në kohë…