MENU
klinika

Putin: Ukrainasit, gangsterë ekstremistë. Zelensky: Ulu bisedo me mua!

Momentet pikante nga fjalimet e dy presidentëve

04.03.2022 - 13:27

Mediat e huaja kanë shpërndarë gjerësisht dy momente kyçe të ditës së enjte, 3 mars, të Presidentit të Ukrainës dhe të Rusisë.

Presidenti Zelensky i është drejtuar në një video-mesazh homologut rus Putinit duke iu lutur që të pranojë të ulet për bisedime me të.

“Uluni me mua, unë nuk kafshoj, unë jam një djalë normal”, ka thënë Zelensky pas fjalimit të fortë të presidentit rus Putin ku i quante ukrainasit ‘gangsterë ekstremistë që përdorin civilët si mburoja njerëzore’, në një kohë që forcat e tij op bombardojnë pa pushim shtëpitë e familjeve të pafajshme.

Në video-mesazh, Zelensky thotë: “Largohuni nga toka jonë. Nuk dëshiron të largohesh tani? Atëherë ulu me mua në tryezën e negociatave. Unë jam në dispozicion. Uluni. Vetëm jo 30 metra larg si me Macron apo Scholz etj. Unë jam fqinji juaj. Nuk është e nevojshme të më mbani 30 metra larg.

Unë nuk kafshoj. Unë jam një djalë normal. Uluni me mua dhe flisni. Nga çfarë frikësohesh? Ne nuk po kërcënojmë askënd, nuk jemi terroristë’.

Udhëheqësi rus, i cili nëntë ditë më parë shpalli pushtimin e plotë të Ukrainës, mohoi që trupat e tij po synojnë qëllimisht civilët.

Adresimi i Putinit për kombin e tij rus, është i pari që kur Putin shpalli publikisht atë që ai e quan ‘operacioni special’ i çmilitarizimit të Ukrainës.

Siç shkruan Daily Mail, ky adresim i Putin nuk të bën të mendosh që lufta është afër përfundimit, ose që Rusia mund të pranojë negociata pa u derdhur më shumë gjak.