MENU
klinika

Është e gabuar

Mos i hapni më dritaret në mëngjes

26.03.2022 - 10:00

Sa herë dalim në qytet, ndjejmë mungesën e theksuar të ajrit, ose thithim një ajër të ndotur si rezultat i trafikut, ngrohjes globale apo mungesës së shiut.

Mos i hapni dritaret herët në mëngjes.

Në fakt kjo duket si e çuditshme, pasi është gjëja e parë që të gjithë bëjmë pasi zgjohemi nga gjumi,hapim dritaret për të ajrosur dhomën.

Por në fakt kjo nuk është një zgjidhje e mençur pasi nëse jetoni në një zonë shumë të ndotur, apo buzë rrugës, atëherë do të lini smogun që të futet në shtëpi. Më e mira është që shtëpinë ta ajrosni në mbrëmje vonë.

Por cfarë duhet të bëjmë ne si qytetarë për të reduktuar smogun dhe ruajtur shëndetin tonë: Lani shpesh flokët kur futeni në shtëpi sepse gjëja e parë që vëmë re është se flokët mbajnë erë jo të mirë. Për këtë arsye duhet që t’i lajmë shpesh për të larguar kështu smogun e ngjitur në to si dhe aromat e pakëndshme.

Në makinë përdorni kondicionerin për të larguar ajrin e ndotur.