MENU
klinika

Vendosen çmimet e reja të karburanteve

Nafta do të shitet me 237 lekë/litri nga sot deri në…

29.03.2022 - 10:43

Nga sot deri më 31 mars, nafta do të shitet në tregun shqiptar me pakicë me 237 lekë/litri, duke pësuar rënie nga çmimi 245 lekë/litri që u shit deri dje. Vendimi u mor sot nga Bordi i Transparencës. Sipas tyre, këto çmime të reja reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

NJOFTIMI I PLOTE

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 29 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/liter për periudhën 29 mars- 31 mars 2022

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 237 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29 mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja lista e plotë në Shqipëri

Nis sot ulja e çmimit të karburanteve

Sa do të kushtojnë karburantet deri në 21 mars

Merret vendimi, ulet sërish çmimi i naftës