MENU
klinika

"Mund të ketë sulme në Donbas"

NATO: Forcat ruse nuk po tërhiqen, janë ripozicionuar!

31.03.2022 - 16:33

Forcat ruse në Ukrainë nuk po tërhiqen , ka paralajmëruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjithashtu NATO ka bërë me dije se forcat ruse janë duke u rigrupuar dhe se nuk ka asnjë reduktim të sulmeve në Kiev dhe Chernihiv siç edhe u njoftua më herët nga Rusia.

“Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen dhe kjo mund të sjellë edhe veprime sulmuese”, ka thënë ai.