MENU
klinika

Zgjedhjet e pjesshme

Nazarko: Basha po mundohet të sjellë një stil të ri të të bërit opozitë

04.03.2022 - 16:36

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të pjesshme vendore më datë 6 mars, ku në garë do të futen 6 bashki të vendit.

Për të folur rreth këtij zhvillimi, në studion e emisionit “Pikat mbi I”, ishin të ftuar dy analistët, Artur Zheji dhe Shpëtim Nazarko. Pyetjes se çfarë do të ndodhë me datën 7 mars, një ditë pas zgjedhjeve, Zheji iu përgjigj duke thënë se do të varet nga rezultati.

Ai tha se Berisha nëse fiton do të dalë me argumentin se Basha nuk është i denjë për të qëndruar në krye në PD, e nëse humb, sipas analistit do të akuzojë për marrëveshje Basha-Rama. Nga ana tjetër, analisti Nazarko tha se në këtë zhurmnajë të krijuar, Berisha do të tentojë me çdo kusht të tërheqi vëmendje.

Pjesë nga diskutimi:

Zheji: Çdo gjë do të varet nga rezultati. Padiskutim do të vazhdojë dueli i zjarrtë midis Berishës i cili do të sulmojë Bashën. Basha do të mbrohet dhe do të neutralizojë argumentet e Berishës. Do të kemi Ramën që do të marri hua termat e Berishës për të sulmuar Bashën. Do të jetë një situatë aspak e këndshme. Në momentin që si dalin numrat do të akuzojnë për vjedhje. Nëse del keq, Berisha do të thotë se ata bashkëpunojnë, nëse del mirë do të thotë se Basha nuk është i denjë.

Nazarko: Ka një shprehje popullore që thotë: “Mes dulles një zurna”. Zurnaja ka një tingull të çjerre, por nuk e mund zhurmën e daulles. Pavarësisht kësaj nuk jam për kombëtarizimin e këtyre zgjedhjeve e aq më tepër për ndërkombëtarizimin siç ka bërë Berisha. Këto zgjedhje krijojnë mundësi që të bërtasin e të thonë se fituam. Nuk pres ndryshime në luftën e brendshme në PD. Basha ka një alibi të fuqishme. Basha po mundohet që në këtë kakofoni zërash të imponojë një stil të ri të të bërit opozitë, që starton në një komision hetimor, brenda këtij stili ka elementë berishizmi, por imagjinoj që do të shtohet përplasja e brendshme e këtyre dy pjesëve të PD dhe imagjinoj që Berisha do të bëhet i zëshëm. Ai mendon në mënyrë misionike. Kur ka vëmendje të madhe ndërkombëtare, ai do ta marri pjesën e vet të vëmendjes.

Zheji: Çdo përpjekje për të ngritur një valë protesta masive do të cilësohet si destabilizim. Nuk mendoj se mençuria e Berishës do të intefrerohej me thirrje që bjeri Ramës dhe kryeministrisë, molotovët po përdoren në Ukrainë kundër ushtrisë ruse.

U bë pjesë e debatit për emigrantët e ardhur nga Italia në Shqipëri

BBC: Elon Musk u qortua pasi i doli në krah Georgia Melonit

Mes tyre ekspertë kimistë nga Venezuela dhe Kolumbia

Goditja e grupit kriminal ndërkombëtar, emrat e të arrestuarve!

Akuzohet se dhunoi pjesëtarët e një familje

Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja!