MENU
klinika

Shefi i parë i Zyrës Amerikane në Kosovën e pas luftës

Ndërron jetë John Menzies

28.03.2022 - 11:00

Ka ndërruar jetë të dielën diplomati i parë amerikan në Kosovën e pas luftës, John Menzies. Para se të vinte në Kosovë, Menzies ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.

Në vitin 1999, SHBA’të ende nuk kishin ambasadë në Kosovë sikurse edhe shtetet tjera. Misioni diplomatik amerikan statusin e ka ndryshuar më 2008 pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Menzies është kthyer për vizitë zyrtare më 2012 në Kosovë.

Menzies që ka vdekur në moshën 74 vjeçare, për një kohë ka qenë në krye të Universitetit Amerikan në Kurdistan të Irakut. Për vdekjen e tij ka shkruar Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla duke e quajtur mik të Kosovës dhe diplomat principiel.

Edhe presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e diplomatit të parë amerikan në Kosovën. Osmani shkruan se Menzies ishte mik i madh i vendit tonë i cili shërbeu në ditët më të errëta.

“Ambasadori John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i Misionit në Kosovë, ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Ai shërbeu në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi.Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, shkruan Osmani ndër të tjera. /Express