MENU
klinika

Para ndeshjes me Anglinë

Ndryshime në radhët e Kombëtares U-21

26.03.2022 - 16:09

Lista e Kombëtares shqiptare U-21, e thirrur për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë ka pësuar sërish ndryshime.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Arinaldo Rrapaj ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të japë kontributin e tij në ndeshjen e dytë ndaj Anglisë.

Për këtë arsye, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në ekip mesfushorin e Bylisit, Flamur Ruci, i cili i është bashkuar menjëherë ekipit.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë ndaj Anglisë më 29 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 20:45, teksa vazhdojnë grumbullimin në qytetin e Durrësit dhe përgatitjet për këtë ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kualifikueset e Kombëtares U-21

Nuk ka hakmarrje, Çekia na mund edhe në Elbasan


Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën