MENU
klinika

Përçahet opozita

Në garë vetëm kandidaturat e PS, kush janë 7 deputetët e Berishës që s’iu bindën udhëzimit të PD

31.03.2022 - 19:46

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Për këtë Sekretari I Grupit Parlamentar të PD, Arbi Agalliu ka bërë me dije se PD nuk do të marrë pjesë ne votimin e dy kandidaturave të PS. Po pavarësisht këtij udhëzimi deputetë të opozitës nuk I janë ‘bindur’ duke marrë pjesë në votim.

Gazetari Osman Stafa bën me dije se nga deputetet e PD moren pjese ne votim, pavaresisht udhezimit per te mos votuar per shkak te perjashtimit te kandidatit te mbeshtetur nga opozita:

  1. Tritan Shehu
  2. Luan Baçi
  3. Agron Shehaj
  4. Isuf Çelaj
  5. Albana Vokshi
  6. Elda Hoti
  7. Bujar Leskaj

Aleatet:

  1. Agron Duka
  2. Dashamir Shehi
  3. Fatmir Mediu
  4. Vangjel Dule
  5. Mesila Doda
  6. Nusret Avdiu

Moren pjese dhe deputetet e LSI:

Monika Kryemadhi

Petrit Vasili

Erisa Xhixho

Mbeten per t’u verifikuar Agron Çela dbe Shperim Idrizi.