MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Në Ulqin nuk ka fitues!

28.03.2022 - 10:52

Në zgjedhjet lokale ne Ulqin nuk ka fitues. Ky është verdikti i zgjedhësve në komunën me shumicë shqiptare në Mal të Zi.

Nga rezultatet paraprake rezulton se nga 20.392 zgjedhës te regjistruar kanë marr pjesë 11.634 ose 50.15%m të cilët kanë zgjedhur përbërjen e këshillit të ri të komunës i cili do zgjedh edhe kryetarin e komunës.

Por sipas rezultateve do duhet një koalicion pas zgjedhor për të formuar pushtetin e ri në qytetin bregdetar të Malit të Zi. Koalicioni më i madh prej 5 partive i drejtuar nga URA e Dritan Abazoviç ka arritur të marrë 4899 vota ose 14 këshilltarë.

Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviç ne koalicion me Partinë Boshnjake kanë marrë 2170 vota ose 7 mandate në këshill.

Koalicioni mes Unionit Demokratik te Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi kanë qenë befasia e zgjedhjeve duke arritur të marrë 1971 vota ose 5 mandate këshilltarësh.

Forca e re demokratike e Genci Nimanbegut ka pësuar ulje të votuesve duke marr 1655 vota ose 5 këshilltarë. Ndërsa Demokratët e Malit të Zi të ish kryeparlamentarit Aleksa Beçiç 837 vota ose dy këshilltarë.

Këshilli i Komunës se Ulqinit përbëhet nga 33 këshilltarë, ndërsa për formimin e qeverisë lokale duhen 17 këshilltarë për të formuar shumicën

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E veçanta e këtyre zgjedhjeve

Sot, zgjedhje në komunën e Ulqinit