MENU
klinika

Ndryshimet fiskale/ Rama “afron” një tjetër masë

Në prill përgjysmohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë

18.03.2022 - 11:15

Nga muaji Prill do të hyjë në fuqi premtimi i qeverisë me taksa të përgjysmuara për pagat deri në 50 mijë lekë të reja.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Nga muaji Prill ½ taksa për pagat deri në 50 mijë lekë”, ka shkruar Rama në postimin e tij mëngjesin e sotëm.

Qeveria Rama kishte premtuar që ky ndryshim fiskal të hynte në fuqi prej korrikut të këtij viti, por duke e përfshirë në paketën e rezistencës sociale, është afruar zbatimi i saj në muajin Prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qeveria kontroll mbi çmimet e shportës

Rama tërhiqet nga ekonomia e tregut