MENU
klinika

Detajet e para nga policia

Ngjarje e rëndë, i riu tenton të vrasë një 22-vjeçar

13.03.2022 - 14:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec ku një i ri ka tentuar të vrasë një 22-vjeçar.

Policia bën me dije se autori i dyshuar i ngjarjes u arrestua në flagrancë. Ai është shtetasi me inicialet E. P., 19 vjeç, banues në Patos.

Blutë bënë me dije se i riu ka goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.

Njoftimi nga Policia Fier

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe arreston autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier