MENU
klinika

Erdogan: T’i japim fund kësaj tragjedie!

Nisin bisedimet Kiev-Moskë

29.03.2022 - 09:43

Delegacioni ukrainas dhe rus kanë nisur bisedimet në Stamboll, me pjesëmarrjen e presidentit turk, Tayip Recep Erdogan. Raundi i ri i bisedimeve po zhvillohet në Pallatin Dolmabahçe.

Kanali televiziv Russia Today transmetoi fillimin e takimit. Erdogan iu drejtua negociatorëve me një fjalim të shkurtër përpara bisedimeve.

“Të dyja palët kanë shqetësime legjitime. Le t’i japim fund kësaj tragjedie”, tha Erdogan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Turqia hedh dyshime të forta mbi kërkesat e Putin

Shtyhen bisedimet mes Rusisë e Ukrainës