MENU
klinika

Adrian Bajrami

Njihuni me prurjen e re të Kombëtares shqiptare

19.03.2022 - 14:39

Mbrojtësi Adrian Bajrami ishte një nga 3 risitë e listës së trajnerit Edy Reja, për 2 sfidat e muajit mars. Bëhet fjalë për një element cilësor, i cili jep siguri për të ardhmen. Futbollisti i talentuar ka lindur në Zvicër në vitin 2002 dhe aktualisht është pjesë e ekipit të Benfica-s U-23.

Bajrami ka qenë pjesë e moshave U-16, U-17, U-18 të Zvicrës dhe dy vite më përpara është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë.

19-vjeçari, edhe pse ka lindur në shtetin zviceran, është pajisur me pasaportë shqiptare dhe së fundmi arriti të bindte trajneri Reja, për ta bërë pjesë të Kombëtares A.

Ndërsa, sa i përket klubit, ai është rritur të moshat e Yong Boys dhe gjatë një turneu me U-17 ai ka arritur në finale kundër Benfica U-17. Portugezët e fituan ndeshjen, por paraqitja në fushë e Adrian Bajramit impresionoi drejtuesit e Benfica-s.

Në vitin 2018 ata paraqesin një ofertë te Young Boys dhe ishte një mundësi që nuk duhej humbur, pasi akademia e Benfica-s njihet si nga më të mirat në Europë për nxjerrjen e talenteve. Bajrami shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më premtuese, pasi si një 19- vjeçar, ka kaluar tek ekipi U-23.

Ai luan në pozicionin e qendërmbrojtësit dhe zgjedhja e tij ishte Kombëtarja Shqiptare. 19-vjeçari njihet për shtatlartësinë e tij, pasi është 1.88 m i gjatë, dhe aktualisht aktivizohet tek ekipi i 23-vjeçarëve të Benfica-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN