MENU
klinika

Rusia i përgjigjet Shqipërisë

“Nuk e kemi bombarduar ne konsullatën tuaj në Kharkiv”

17.03.2022 - 15:00

Ministria e Jashtme e Rusisë i është përgjigjur Shqipërisë, duke thënë se nuk e ka shkatërruar Rusia konsullatën në Kharkiv. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova hodhi poshtë akuzat e ministrise se Jashtme të Shqiperisë, e cila tha se ne 6 mars u sulmua konsullata e nderit te Shqiperise.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi sulmet gjoja të kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë të publikut”, u shpreh zyrtarja ruse.

“Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e ministrisë te dates 7 mars, e cila ka publikuar edhe fotot.