25.03.2022 - 22:00
Kombëtarja shqiptare U-21 thuajse ka shuar çdo ëndërr për në Evropianin 2023. Djemtë e drejtuar nga Alban Bushi janë mundur 0-1 nga Çekia në stadiumin “Elbasan Arena”. Humbja e tretë radhazi për kuqezinjtë 21-vjecarë.
Ka mjaftuar vetëm një autogol i Kalajt në minutën e 35-të që miqtë të dilnin me tri pikë nga kjo sfidë. Shpresa mbetet në vendin e tretë në grup, por vështirë të arrijë edhe vendin e dytë, pasi Anglia ka dy ndeshje më pak dhe pas katër ditësh do të luajë pikërisht ndaj nesh, po në Elbasan.