MENU
klinika

Ukrainasit vendosin kufizime për luftëtarët e huaj

“Nuk pranojmë vullnetarë nga Kosova, Siria dhe Afganistani!”

26.03.2022 - 19:56

Analisti politik Vladyslav Kovalchuk, është kthyer në një rekrutues të vullnetarëve për të mbrojtur Ukrainën në këtë muaj që po zhvillohet lufta.

Ai është bërë një skaut i aplikantëve për t’u bashkuar me Legjionin e të Huajve, të cilët i shkruajnë nga të gjitha anët e botës. “Unë shpjegoj se si të shkosh në vend të sigurt përmes Telegramit, Facebook-ut ose email-it.
Dhe unë u them se kë duhet të kontaktojnë kur shkelin në tokën ukrainase”, thotë ai në një bisedë telefonike nga Kievi. Por, Kovalchuk ndalet edhe tek një pikë tjetër, ku përmendet edhe Kosova. Ai thotë se ka vija të kuqe për ata që duan të bashkohen e nuk kanë eksperiencë ushtarake. E edhe nëse kanë eksperiencë të tillë, nuk lejohen vullnetarët e mundshëm nga Kosova, Afganistani e Siria.

“Ne gjithashtu nuk pranojmë persona nga tre vende të ndaluara, Siria, Afganistani dhe Kosova, apo persona me precedentë kriminalë të lidhur me krime”. Ai thotë se vetë ka ndihmuar 25 pjesëtarë të brigadës nga Franca, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar kufirin polak.