MENU
klinika

"Gazi rus të shitet me rubla deri më..."

Nuk tërhiqet Putin, ultimatum Gazprom-it

28.03.2022 - 11:29

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëzuar Këshillin e Ministrave, Bankën Qendrore dhe Gazprom që të zbatojnë masat për ndryshimin e monedhës së pagesës për furnizimet me gaz për vendet e BE-së dhe për të gjithë ata që kanë vendosur masa kufizuese ndaj Moskës.

Nga 31 Mars, pagesa duhet të bëhet në rubla. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti.

Në urdhrin e presidentit rus shkruhet: “Të zbarohen masat për ndryshimin e monedhës së pagesës për furnizimet me gaz në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera që kanë vendosur masa kufizuese ndaj shtetasve të Federatës Ruse dhe subjekteve juridike ruse në rubla ruse, deri në fund të këtij muaji, 31 mars.”

Më 23 mars, presidenti rus njoftoi se pagesa për gazin e furnizuar nga vendi “për të ashtuquajturat vende jo miqësore” do të bëhet në rubla.

Vendet evropiane si Austria dhe Gjermania kanë shprehur kundërshtimin ndaj kësaj perspektive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financial Times/ Jo vetëm ‘naftë dhe kallashnikov’

Rusia po mbjell farën e “diplomacisë së grurit”