MENU
klinika

Kryeson Emiriana Sako e PS

Numërimi i votave në Durrës, përfundon procesi në 313 kuti

07.03.2022 - 13:21

Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës (6 mars) nisi procesi i numërimit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Durrës nisur nga rezultatet në kohë reale në avantazh është kandidatja e Partisë Socialiste Emiriana Sako, e ndjekur nga kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ nga Adrian Muka i “Shtëpisë së Lirisë” dhe Luan Hoti i Partisë Demokratike.

Deri në këto momente, janë numëruar 313 kuti votimi nga 337 në total. Emiriana Sako kryeson bindshëm me 36.271 vota e cila ndiqet nga kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka me 18.549 vota ndërsa në vendin e tretë renditet kandidati i PD-së, Luan Hoti i cili numëron 7.500 vota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fiton Eriselda Sefa e PS-së

Mbyllet procesi i numërimit në Lushnjë