MENU
klinika

Mes RMV-Serbisë

“Open Balkan”, nis zbatimi në vendkalimin e Tabanoc

19.03.2022 - 19:35

“Drejtoria e Doganave vendosi tabelë me lentë të gjelbër për Ballkanin e Hapur për qarkullimin më të shpejtë të transportuesve të mallrave këtu në vendkalimin kufitar Tabanoc”.

Edhe përkundër kësaj, kolona kilometërshe kishte në anën për të dalë nga Maqedonia.

“Duhet të mos ketë rrëmujë a nuk e shihni se deri ku është kolona e kamionave”.

Transportuesit me qëndrim se duhet që sa me shpejtë të gjitha vendet e Ballkanit t’i heqin vendkalimet kufitare që ata të mos presim me ditë të tëra në vendkalimet kufitare. Gjorgji Stankov 35 vite transporton mall, thotë që është vështirë për ta pritja e gjatë në kolona.

“Mendoj se më shpejtë do të shkojë, do ta shohim. Deri tash kam prit 2 orë. Sa është e vështirë për ju? Është vështirë, por edhe jemi mësuar kështu të presim se në çdo vendkalim kufitar është kështu. A do t’u ndihmojë “Ballkani i Hapur” për të arritur më shpejtë? Besoj që po në qoftë se i heqin kufijtë”.

“Në qoftë se i heqin kufijtë do të jetë shumë mirë, por nuk e besoj këtë”.

Ndryshe nga java e ardhshme, tabela të këtilla do të vendosen edhe në vendkalimin kufitar Qafëthanë në hyrje të Maqedonisë së Veriut dhe më pas, të njëjtën do ta bëjnë edhe partnerët nga Serbia dhe Shqipëria në pozicionet e hyrjes nga Maqedonia e Veriut në ato shtete.