MENU
klinika

"Nuk i vëmë embargo energjisë ruse"

Orban refuzon kërkesën e Zelensky-t

25.03.2022 - 12:39

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka refuzuar kërkesën e bërë nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky për të zgjatur më tej sanksionet ndaj energjisë ruse.

Në një postim në Twitter, Orban thotë se kërkesa e bëra nga disa shtete, përfshirë këtu edhe presidentin e Ukrainës vetë për të zgjatur sanksionet ndaj energjisë ruse “është e papranueshme dhe shkon kundër interesave të popullit hungarez.”

Kryeministri hungarez, në një video të postuar, shpjegon po ashtu se 85% e gazit dhe më shumë se 60% e naftës në Hungari vijnë nga Rusia dhe vendosja e sanksioneve do të sillte ngadalësim të ekonomisë hungareze.

Në këtë mënyrë “ne do të paguajmë çmimin e luftës”, theksoi kryeministri, duke shtuar se Hungaria nuk ishte i vetmi vend që e mbështeti këtë qëndrim.

Kujtojmë se në fjalimin e tij në video-konferencë në samitin e BE-së, Zelensky kritikoi Orbanin për qëndrimin që ka mbajtur me Moskën dhe hezitimin e tij për sanksionet dhe për dërgimin e armëve në Ukrainë:

“Hungaria, duhet të vendosë se në cilën anë është,” tha lideri ukrainas.