MENU
klinika

Çfarë e bashkoi ish-çiftin

Pas divorcit, Kanye dhe Kim shihen pranë njëri-tjetrit!

29.03.2022 - 10:55

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian dhe ish-bashkeshorti i saj, Kanye West janë parë së bashku gjatë fundjavës për të mbështetur djalin e tyre në ndeshjen e tij të futbollit.

Edhe pse ish-çifti së fundmi kanë pasur debate, Kim dhe Ye duket se po përpiqen ta bëjnë marrëveshjen e bashkëprindërimit të funksionojë. Pamjet e siguruara nga “TMZ” treguan se ata mbanin një distancë mes njëri-tjetrit, por ende flisnin bashkë.

Rikujtojmë se reperi i njohur West e ka akuzuar shumë herë Kim në “Instagram”-in e tij, se nuk e ka lejuar atë të shohë fëmijët e tyre.

Kim nuk mund ta duronte një rast të tillë ndaj u përgjigj në komente, duke shkruar:

“Të lutem ndalo me këto tregime, sapo ishe këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë“.

Së fundmi, Kardashian ka folur edhe në emisionin e Ellen se përse ka vendosur te bashkëprindërojë me Kanye-n.

“Mendoj se kjo është pikërisht ajo që jam dhe kam parë gjithmonë një shembull kaq të mirë tek mamaja dhe babai im në marrëdhënien e tyre. Pavarësisht se çfarë ndodh, është babai i fëmijëve të mi”, tha Kim. “Unë do të jem gjithmonë mbrojtëse – gjithmonë dua që fëmijët e mi të shohin vetëm më të mirën nga më të mirat.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN