MENU
klinika

“Kjo është hera e parë…”

Pas situatës në “Oscar”, habit e ëma e Will Smith

29.03.2022 - 13:28

Ceremonia e çmimeve “Oscar” për vitin 2022 u përfol shumë jo vetëm për çmimet e fituara, veshjet e të famshmve dhe paraqitja e tyre, por edhe për skandalin që tronditi rrjetin midis aktorit të njohur Will Smith dhe komedianit Chris Rock.

Shakaja që Rock bëri për Jaden Smith lidhur me flokët e saj, duket se e acaroi shumë Will pasi koka e saj e rruar, ishte si pasojë e sëmundjes nga e cila ajo vuante.

Kjo gjë bëri që situata të agravonte dhe Will ta godiste komedianin në mes të ceremonisë, duke i thënë të mos e përmendë më emrin e gruas së tij.

Teksa kjo situatë është komentuar të gjithë, duke mbajtur secili qëndrimin e tij, së fundmi ka reaguar vetë mamaja e aktorit.

Carolyn tha se, teksa ishte veshur për të parë ceremoninë e Los Angeles-it nga shtëpia, u befasua nga sjellja e djalit të saj. “Ai është një person shumë i drejtë, njerëzor,” tha ajo të hënën për Action News. “Kjo është hera e parë që e kam parë të reagojë ashtu. Unë kurrë nuk e kam parë atë ta bëjë këtë”.

Carolyn tha se foli me aktorin të hënën dhe i tha që të pushonte pak dhe të shkonte me pushime. Ajo tha se e dinte se ai do të largonte polemikat. “Jam krenare që ai është ai”, tha ajo, duke shtuar se shpresonte dëshpërimisht që djali i saj të fitonte çmimin për aktorin më të mirë. C

Ajo u shpreh se ai e meritonte të fitonte çmimin për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në “King Richard”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


(VIDEO) Incidenti në “Oscar”

Will Smith godet me shuplakë komedianin