09.03.2022 - 19:46
Nisin protestat në mbarë qytetet e vendit për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Pas Tiranës dhe Shkodrës, edhe Durrësi e Gjirokastra.
Pasditen e sotme, qytetarët e Durrësit në përgjigjie të thirrjes për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit para bashkisë. Në rrugët kryesore të qytetit, drejtuesit e mjeteve kanë fikur makinat duke bllokuar qarkullimin.
Mjaft qytetarë u grumbulluar dhe kanë bërë thirrje për ndërhyrje të qeverisë.
Protesta janë njoftuar edhe në qytete të tjera.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë