MENU
klinika

Shikoni çfarë thotë studimi i ri!

Pini shumë kafe për t’u dobësuar?

16.03.2022 - 17:21

Kafeja është shumë e rëndësishme për organizmin tonë dhe ka shumë benefite për trupin deri në një masë të caktuar. Por sipas një studimi të publikuar të hënën, kërkuesit e universitetit të Notingamit kane treguar se pirja e kafesë mund të luftoje obezitetin dhe diabetin.

Shkencëtarët nisën të testonin kafenë për të parë nëse ajo mund të stimulonte yndyrnat kafe. Pasi gjetën dozën e saktë, ata panë rezultatet tek njerëzit. Studimi është ende të fazat e hershme të tij, sidoqoftë, është në rrugë të mbarë. Pirja e një filxhani kafeje ndihmon në në humbjen e peshës.

Kafeja mund të ndihmojë në stimulimin e rezervave të yndyrnave kafe, të njohura ndryshe edhe si “brown adipose tissue”, që luan një rol kyç në shpejtësinë me të cilën djegim kaloritë tona.
Ka dy forma të qelizave yndyrore, ato kafe dhe të bardha, dhe secila luan një rol të ndryshëm në metabolizmin tonë. Ndërsa qelizat kafe ndihmojnë në gjenerimin e nxehtësisë, ato të bardha janë përgjegjëse për depozitimin e yndyrnave