MENU
klinika

“Dalje e vogël”

Politikanët serbë polemizojnë për marshin pro-Ukrainës në Kosovë

08.03.2022 - 15:03

Politikania serbe, Rada Trajkovic, ka komentuar marshin solidariuzes me Ukrainën të organizuar dje në Kosovë, duke thënë se ka pasur një dalje tepër të vogël edhe përkundër gjithë deklarimeve të forta që ishin bërë paraprakisht, shkruan Gazeta Express.

“Për të gjithë fjalët e forta, dalje shumë e vogël në protestën në Prishtinë në përkrahje të Ukrainës. Më shumë kishte kameramanë sesa të pranishëm. Liderët politik të Kosovës e kanë nxitur sentimentin anti-sllav, kjo mungesë e dukshme e solidaritetit me Ukrainën është pasojë e veprimeve të tyre”, ka shkruar Trajkoviq në profilin e saj në “twitter”.

Ndaj këtij komenti të Trajkoviq ka reaguar gazetari britanik, Tim Judah, duke i thënë se mbase dalja e vogël në marsh është si rezultat i vendimit të Ukrainës për të mos e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Me sa duket, fakti që për arsye të veta të dukshme (Krimenë dhe Donbas), Ukrania nuk e ka njohur Kosovën është gjithashtu një fakt i rëndësishëm?”, ka shkruar Judah.

Pas kësaj ka reaguar përsëri Trajkoviq duke i thënë Juhdas se “A je duke thënë që kosovarët s’duhet të kenë ndenja për vuajtjet e ukrainasve derisa shteti i tyre ta njohë Kosovën?”.

Më pas ka reaguar përsëri Judah, duke thënë se nuk është çështja aty, por se thjesht po pyet nëse mosnjohja nga Ukraina është një nga arsyet.

Trajkoviq ka reaguar përsëri, duke thënë se përshtypja e saj si serbe e Kosovës për një dalje të vogël, është se vjen si rezultat i “promovimit të sentimentit anti-sllav nga elitat politike shqiptare”.

“Nëse arsyeja është me të vërtetë mungesa e njohjes, ndoshta qeveria e Kosovës duhet të paktën të përmbahet nga përpjekjet për të përfituar politikisht nga vuajtjet e Ukrainës”, ka shtuar tutje Trajkoviq./Express