MENU
klinika

Qëllimi: Përdorimin e tyre në Ukrainë

Polonia i vë në dispozicion Amerikës avionët luftarakë MIG-29

08.03.2022 - 22:01

Polonia i vë në dispozicion Amerikës avionët MIG-29, me qëllim përdorimin e tyre në Ukrainë

Qeveria e Polonisë ka njoftuar se është e gatshme që menjëherë t’i transferojë avionët e saj MIG-29 te SHBA-ja për përdorim të Ukrainës.

Në deklaratën e qeverisë polake thuhet se ata janë të gatshëm që të vendosin kushtet e blerjes së avionëve, duke theksuar se edhe vendet aleate të NATO-s, që disponojnë të tillë avioni të vendosin në dispozicion.

“Autoritetet e Republikës së Polonisë, pas konsultimeve mes presidentit dhe Qeverisë, janë të gatshme që menjëherë të transferojnë gjithë avionët MIG-29 në bazën ajrore Ramstein dhe t’i vënë ato në dispozicion të Qeverisë së SHBA-së. Në të njëjtën kohë, Polonia kërkon nga SHBA-ja të na ofrojë ne avionë luftarakë të përdorur me aftësi operacionale të ngjashme. Polonia është e gatshme menjëherë të vendosë kushtet e blerjes së avionëve . Qeveria e Polonisë kërkon po ashtu nga aleatët e NATO-s – pronarë të avionëve MIG-29 – të veprojnë në të njëjtën frymë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Polonisë.

Ukraina ka bërë thirrje që t’i ofrohen më tepër avionë luftarakë nga Perëndimi. SHBA-ja ka biseduar me Poloninë që avionët luftarakë ish-sovjetikë të transferohen në Ukrainë, ndërsa në këmbim të furnizohet Polonia me avionë amerikanë të tipit F-16.