Në prag të ndeshjes kundër Spanjës ka folur dhe Herdi Prenga. Mbrojtësi, i cili aktivizohet në Hungari tek Kisvarda rikthehet në Kombëtare pas 4 vitesh, ku herën e fundit ka qenë nën drejtimin e Panuçit.
“Po kam qenë para 4 vitesh kur ka qenë trajneri Panuçi, jam i kënaqur që jam këtu prapë me çunat. Faleminderit trajnerit dhe stafit. Unë do jap maksimumin.”
Forma në Hungari – “Besoj se po, minutat që kam pasur në Hungari më kanë ndihmuar të vij këtu me Kombëtaren. Aty jam paraqitur mirë.”
Në skuadër me Kumbullën, Gjimshitin – “Ata janë lojtarë që luajnë në një kampionat më të fortë në botë. Kanë eksperiencë dhe kualitet, besoj se mund të mësoj shumë nga ta.”
Minuta në këto ndeshje – “Unë do jap maksimumin në stërvitje, trajneri do të vendosë sa minuta do të më japi. Të shohim.”
Shqipëria 4 vite më parë dhe tani, cili është ndryshimi? – “Ka pak ndryshime jo shumë. Atmosfera është prapë shumë e mirë, çunat njësoj. Stërvitjet j janë pak të ndryshme por çdo trajner ka stilin e vet.”
Kisvarda – “Ndihem shumë mirë në kampionatin hungarez. Ekipi dhe rezultatet janë shumë të mira. Në gjysmë të sezonit kam qenë mbrojtësi më i mirë i ligës dhe në 11-shen ideale. Shpresoj të vazhdoj ashtu.”
E ardhmja – “Duhet parë fundi i sezonit, janë edhe 2 muaj. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”