MENU
klinika

“S’është beteja jonë për të luftuar”

Presidenti i Filipineve: Nuk do të dërgojmë trupa ushtarake në Ukrainë

18.03.2022 - 09:03

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka thënë se nuk do të angazhojë trupa për të luftuar në Ukrainë nëse Amerika do të përfshihej në konflikt.

Amerika dhe Filipinet kanë një traktat të ndërsjellë të mbrojtjes, i cili i detyron të dy vendet të mbështesin njëri-tjetrin nëse njëri prej vendeve sulmohet nga një palë e jashtme.

“Unë nuk do të angazhohem. Nëse amerikanët përfshihen në një luftë dhe ata janë këtu, pse do të dërgoj ushtarët e mi? Nuk është beteja jonë për të luftuar,” tha Duterte në një fjalim të enjten.

“Nëse dhuna përhapet dhe lufta disi arrin këtu, kjo do të jetë shumë e vështirë. Për sa kohë që unë jam President, nuk do të dërgoj asnjë ushtar timin të shkojë në luftë,” shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN