MENU
klinika

Pas samitit në Bruksel

Presidenti kroat: Kosova të anëtarësohet në NATO

25.03.2022 - 11:03

Në Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s zhvilluar në Bruksel për luftën në Ukrainë ishte i pranishëm edhe presidenti kroat Zoran Milanoviç.

Pas këtij samiti në një komunikim për mediat, Milanoviç theksoi se në samit u diskua edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se Bosnja Hercegovina u përmend si një vend i rrezikuar si pasojë e tensioneve të krijuar, ndërsa Prishtina dhe situata me Beogradin u kaluan në heshtje tha ai.

Nga ana tjetër, Milanoviç deklaroi se në Samit ka propozuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Kam propozuar integrimin e Kosovës që të bëhet një shtet më i fortë”, ka thënë ai.

“Rajoni u përmend, Bosnja dhe Hercegovina si një vend që pretendohet se është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Serbia dhe Kosova nuk u përmendën”, tha Milanoviç, duke shtuar: “Serbia është në Evropën Qendrore, pas pak ditësh kanë zgjedhje dhe kam përshtypjen se është në krizë identiteti për një kohë të gjatë dhe se është e vështirë.Serbia është partnere në NATO, ashtu si Bosnja. Duhet të ketë një perspektivë të qartë perëndimore është e rëndësishme që të ofrohet qartë në këtë situatë, kështu që nëse kupton – kupton, nëse nuk kupton – nuk kupton, “tha Milanovic. Ndërsa për Kosovën, ai tha se katër anëtarë ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.