MENU
klinika

Rusia reagon ndaj komenteve të Biden

“Presidenti zgjidhet nga rusët. Ai nuk e kupton se bota…!”

27.03.2022 - 20:38

“Për atë Zot, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha presidenti amerikan Joe Biden gjatë fjalimit që mbajti në Varshavë pasi dënoi pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin.

Biden e cilësoi pushtimin rus të Ukrainës si një betejë në një konflikt shumë më të gjerë midis demokracisë dhe autokracisë.

“Beteja për demokracinë nuk mund të përfundonte dhe nuk përfundoi me përfundimin e Luftës së Ftohtë,” tha Biden.

“Gjatë 30 viteve të fundit, forcat e autokracisë janë ringjallur në të gjithë globin.”

Duke komentuar komentet e liderit amerikan, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha agjencisë së lajmeve Reuters se këto çështje nuk i përkasin SHBA-ve.

“Presidenti i Rusisë zgjidhet nga rusët”, tha zëdhënsei i Kremlinit.

Peskov tha se Biden ka rënë pre e shumë keqkuptimeve. “Ai nuk e kupton se bota nuk është e kufizuar në Shtetet e Bashkuara dhe në pjesën më të madhe të Evropës”, tha Peskov./