MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Problemi afatgjatë i opozitës

25.03.2022 - 17:06

Paralajmërim: Kjo është analiza më e shkurtër që kam botuar deri më sot. Arsyeja? Grafiku shoqëruses flet vetë…

Opozitarët po grinden nëpër ekrane televizive rreth vendimit të gjykatësit Zhukri për njohjen e Statutit të 11 Dhjetorit (ndryshe njohur si Statuti i Rithemelimit të PD-së, ose më thjesht, si statuti i rikthimit të Berishës në krye të oxhakut demokrat).


Por nga një këndvështrim afatgjatë, opozitarët në përgjithësi duhet të shqetësohen nga fakti elektoral se, për kampin Ramist (PS+PSD+PDS+etj.etj., pa llogaritur këtu LSI), kanë votuar rregullisht në zgjedhjet politike 40%-41% e banorëve të rritur të Shqipërisë (si në opozitë, edhe në pushtet).

Ndërkohë, në dy zgjedhjet e fundit politike, mesatarisht 23% e banorëve të rritur e kanë bojkotuar fare votimin…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN