MENU
klinika

Çfarë ndodh me efektivët e testuar pozitiv

Procedurat bllokojnë fazën e dytë të testit të drogës për policët

23.03.2022 - 10:24

Pasi u planifikua se faza e dytë për ritestimin e policëve për përdorimin e drogës niste me 1 mars, muaji thuajse po përfundon dhe kjo fazë ende nuk ka nisur. Bëhet fjalë për numrin prej 45 efektivësh, të cilët rezultuan pozitivë në testin e parë, por që u krye nga një laborator privat.

Tashmë, Policia e Shtetit, e cila ka bërë një marrëveshje me Institutin e Mjekësisë Ligjore që faza e dytë të kryhet pranë laboratorëve të tyre, por kjo fazë ende nuk ka nisur edhe pse kanë kaluar më shumë se tri javë.

Mësohet se janë çështjet procedurale që kanë penguar rifillim e ekzaminimeve toksikologjike, çka mund të ndikojë dhe në rezultatin e testeve për policët që kanë rezultuar si përdorues të lëndëve narkotike. 45 punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kanë dalë pozitivë në testin e drogës në fazën e parë të testimit ende nuk i janë nënshtruar testit të dytë, i cili do të kryhet tashmë tek Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Edhe pse marrëveshja mes institucionit të Policisë dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore është nënshkruar që më 1 mars, prej tri javësh procedurat ende nuk kanë filluar, duke i mbajtur të pezulluar 45 efektivët. Por kjo vonesë mund të ndikojë edhe te rezultati i testimeve të dyta, të cilat mund të hedhin poshtë ato të kryera në laboratorin privat, duke i nxjerrë të pastër policët që kanë rezultuar fillimisht si përdorues të lëndëve narkotike. Testi i dytë që do të kryhet do të jetë rezultativ për fatin e çdo punonjësi të Policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Efektivët e policisë përdorues droge

Gledis Nano komunikon vendimin e prerë