Nga Argjentina vjen një propozim shokues, më shumë ngjan me një film horror, se sa me një ide frymëzuese. Së fundmi ka nisur një fushatë, ku po shqyrtohet të gjitha hapësirat ligjore që zemra e Diego Armando Maradonës, të transportohet në Katar, në mënyrë që të shërbejë si motivim për Messi me shokë në Botëror.
Aktualisht zemra e Maradonës ndodhet në Departamentin e Patologjive në Buenos Aires pasi vijojnë ekzaminimet për të kuptuar shkaqet që sollën vdekjen e legjendës se futbollit botëror. Javier Mentasti, promotori i kësaj fushate, ka shpjeguar:
“Kjo është një ide që dua ta shpërndajë me argjentinasit për të kuptuar nëse është e mundur. Ka shumë probleme teknike, ligjore, emotive që e rrethojnë këtë ide, por jam i sigurt se kjo është ajo që Diego do dëshironte, që zemra e tij të shoqëronte përfaqësuesen argjentinase”.