MENU
klinika

"Nuk u ulën çmimet, por u rrit frika e Ramës"

Protesta kundër rritjes së çmimeve, aktivisti ironizon kryeministrin

11.03.2022 - 18:45

Ka nisur përballë ambienteve të kryeministrisë protesta kundër rritjes së çmimeve. Në fjalën e tij aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, u shpreh se fitorja e parë e protestës u arrit, pasi prezenca e qytetarëve në shesh bëri që kryeministri të frikësohet.

Ai shtoi se ulja e çmimeve nuk mund të bëhet me një sms-të të kryeministrit nda tregtarëve të naftës, por çmimet duhet të kontrollohen nga institucionet e shtetit dhe kush shkel ligjin dhe abuzon të shkojë përpara drejtësisë.

“Janë bashkuar qytetarët e Shkodrës, qytetarët e Beratit, të cilët janë duke marshuar, qytetarët e Korës, studentët e Universitetit Bujqësor sepse tani është e qartë ne mund t’i ndalim. Do të doja që disa t’i veçojmë, disa të rinj të guximshëm që mbrëmë nuk fjetën në shtëpinë e tyre. Dua një duartrokitje të gjatë për sakrificën e tyre. Tashmë siç mund ta keni kuptuar nuk u ulën çmimet por u rrit frika e kryeministrit. Qytetarët e detyruan kryeministrin të viJë nga Dubai dhe të marrë vendime.

Ky kryeministër që ka vendosur në rrezik çmimin e naftës sot ka vënë në rrezik çmimin e demokracisë. Ai ka vendosUr në rrezik demokracinë duke zgjidhur hallet e këtij populli me celular duke detyruar

Ky vend nuk drejtohet me mesazhe, ky vend duhet të funksionojë ligji. Duhet të funksionojë me institucione dhe kush ka shkelur ligjin të dënohet.

Të qëndrojmë të bashkuar. Ne këtu mund të jemi të ndryshëm, por hallin e kemi të përbashkët. Çmimin e paguajmë të gjithë njësoj. Nesër në 11 ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës për të drejtat e tyre”, tha Qiraxhi.

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE

Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8

"Përplasen shumë aspekte të të drejtës civile"

“Shteti Bektashi, ide fluturake” – Mazi: Cenohet Kushtetuta!

Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit?